Lajme

23 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

07/22/2021 13:30
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të vendit po trajtohen 97 pacientë.

Prej tyre 23 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Në ShSKUK po trajtohen 23 pacientë të konfirmuar me COVID-19

97 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 55 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 84 pacientë,

13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

50 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rënduar shëndetësore

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 38 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 13 pacientë

10 të konfirmuar pozitivë

5 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Tahiri për ‘tiketën ngjitëse’: Prokuroria Speciale ta hetojë gjithë procesin