Lajme

23 dështime – vazhdon bllokada në kuvend, vetëm 55 deputetë pro votimit të fshehtë

05/29/2025 11:33
nga:G B

Ka dështuar edhe seanca e 23-të për konstituim të Kuvendit, raporton Gazeta Blic

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari propozoi sërish komision për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, që nuk i mori votat e nevojshme.

55 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca u ndërpre, për të vazhduar pas 48 orësh, më 31 maj (e shtunë)./Gazeta Blic/