Sporti

Ka luajtur tek Gjermania U18, Dritan Maqkaj është ardhja e re tek kombëtarja e Kosovës

10/09/2022 10:08
nga:Mergim Rreci

Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj është ardhja e re tek kombëtarja e Kosovës.

Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së prindërve, ka njoftuar FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Maqkaj, i cili luan si anësor i majtë në ekipin U19 të Eintracht Frankfurtit, tash e sa kohë ka qenë nën përcjelljen e përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli dhe pas bisedave të vazhdueshme përfundimisht ka vendosur t’i thotë “Po” Kosovës.

Ai fillimisht pritet të luajë për Kombëtaren U21, derisa duke pasur parasysh potencialin e tij të madh, në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares A.