Lajme

Hapet vendkalimi kufitar sezonal në pikën Restelicë – Strazimir

07/21/2023 14:52
nga:N M

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.

Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Haradinaj u kërkoi sërish të mbështesin rrëzimin e Albin Kurtit, LDK dhe PDK: Nuk i kemi votat!