Lajme

22-shi i PDK-së, Besim Hasani, rendit prioritet kryesore që do të angazhohet si deputet

12/19/2025 09:33
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 22, Besim Hasani, ka theksuar se do të angazhohet fuqishëm për realizimin e qëllimeve dhe vizionit të programit të PDK-së në shërbim të zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Hasani ka renditur disa nga prioritet e tij kryesore duke filluar nga mbështetja për kategoritë e dala nga lufta,angazhimi për zhvillimin e sportit, përmirësimi i arsimit, mbështetje për mediat dhe fjalën e lirë etj.

“Si deputet, angazhimi im është të punoj pa u lodhur për të arritur këto qëllime, duke e bërë çdo hap në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.Fjala e lirë, gazetaria dhe mediat e lira janë bazamenti i një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ky ka qenë, është dhe do të mbetet parimi im, si dhe angazhimi im për bashkëpunim të plotë me to” ka shkruar Hasani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Angazhimi im si kandidat për deputet nga PDK,

Unë, Besim Hasani, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), angazhohem fuqishëm për realizimin e qëllimeve dhe vizionit të programit të PDK-së, në shërbim të zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë. Disa nga prioritetet e mia kryesore janë:

Zbatimi i programit të PDK-së dhe mbështetje për kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza – do të angazhohem maksimalisht për realizimin e këtij programi, duke kontribuar në zhvillimin e Kosovës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë.

Mbështetje për kategoritë e dala nga lufta – si deputet, do të jem zëri i fuqishëm dhe do të luftoj për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies për ata që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Angazhimi për zhvillimin e sportit dhe mbështetje për sportistët – do të angazhohem konkretisht për realizimin e projekteve të rëndësishme sportive, mbështetje për sportistët dhe infrastrukturën sportive në vendin tonë.

Përkushtimi për përmirësimin e arsimit dhe mbështetje për punonjësit e arsimit – politika ime do të fokusohet në rritjen e cilësisë në arsim, mbështetje për mësimdhënësit dhe përkujdesje speciale për ish-punonjësit e arsimit që, edhe në kushte të vështira, vazhduan të kontribuojnë për edukimin e fëmijëve tanë.

Mbështetje për mediat dhe lirinë e fjalës – unë besoj fuqishëm se mediat e lira dhe fjala e lirë janë baza e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ky është parimi im i pandryshuar dhe do të angazhohem për bashkëpunim të plotë me mediat, në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe të drejtave të gazetarëve.

Si deputet, angazhimi im është të punoj pa u lodhur për të arritur këto qëllime, duke e bërë çdo hap në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Fjala e lirë, gazetaria dhe mediat e lira janë bazamenti i një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ky ka qenë, është dhe do të mbetet parimi im, si dhe angazhimi im për bashkëpunim të plotë me to.

Besim Hasani
#PDK130 #BesimHasani22 ✅