Për merita në fushën e sportit, Besim Hasani ishte vlerësuar me Medalje Presidenciale.
Për vite të tëra, ai ishte zë i fuqishëm i sportistëve të Kosovës, i cili luajti një rol vendimtar në njohjen ndërkombëtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye të së cilit ishte mbi dy dekada.
Nën udhëheqjen e tij, Kosova u pranua si anëtare e plotë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në dhjetor 2014, gjë që u mundësoi sportistëve kosovarë të garojnë në garat olimpike dhe të fitojnë medalje të rëndësishme.
Kjo arritje shënoi fundin e një periudhe të gjatë izolimi për sportistët vendas, të cilët për më shumë se dy dekada nuk mund të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike për shkak të kufizimeve politike.
Si rezultat i këtyre përparimeve, Kosova fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Rio de Zhaneiro 2016 falë xhudistes Majlinda Kelmendi në kategorinë -52 kg, një moment historik për vendin dhe një dëshmi e ndikimit pozitiv të Hasanit në sportin kombëtar.
Përveç rolit të tij në skenën sportive, për të cilën mori Urdhrin prestigjioz Olimpik në vitin 2021 nga duart e presidentit të IOC-së Thomas Bach, Hasani është vlerësuar nga KOK-u për aftësinë e tij diplomatike dhe aftësinë për të lundruar në situata komplekse politike, duke ngritur profilin e sportit kosovar në skenën ndërkombëtare.
Duke pas rolin kryesor në ngritjen e zhvillimin e sportit, në dhjetor të vitit 2017, Hasani ishte vlerësuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidenti Hashim Thaçi.
“Ky vlerësim i përket gjithë sportistëve që e kanë ngritur lart emrin e Kosovës.”, shkruar Hasani.
Pas zërit dhe kontributit të madh në sport, Besim Hasani do të jetë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
Për zgjedhjet e 28 dhjetorit ai kandidon për deputet nga radhët e PDK-së dhe bart numrin 22 në listën e kësaj partie.


