Lajme

22 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

10/09/2022 17:51
nga:Astrit Gashi

22 raste me Covid-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave janë kryer 348 testime.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë të vdekur.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.

342 qytetarë janë aktivë me Covid19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.