Përfundimi i fazës kualifikuese ka zbuluar 42 nga 48 ekipet që janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026.
Përveç tre vendeve pritëse – Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë – 12 ekipe nga kualifikueset evropiane, nëntë nga kualifikueset afrikane, tetë nga kualifikueset aziatike, gjashtë nga kualifikueset e Amerikës së Jugut, tre nga kualifikueset e Amerikës së Veriut dhe një nga Oqeania tani e dinë se do të garojnë në Kupën e Botës verën e ardhshme.
Mbetet për t’u parë se cilat gjashtë skuadra do t’i bashkohen garës. Ky vendim është planifikuar për në mars, nëpërmjet dy ndeshjeve të veçanta “play-off” , të cilat do të përcaktojnë katër kombe të tjera nga Evropa dhe dy nga pjesa tjetër e botës. Shorti për të përcaktuar fatin e këtyre skuadrave do të zhvillohet sot në selinë e FIFA-s në Cyrih.
Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Çeke, Danimarka, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Italia, Maqedonia e Veriut, Uellsi, Polonia, Republika e Irlandës, Rumania, Suedia, Turqia dhe Ukraina. Këto janë 16 ekipet që do të garojnë në fazën eliminatore për kualifikim në mars.
/GazetaBlic Sport


