Lajme

218 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID 20 mins më parë

12/12/2021 09:46
nga:Gazeta Blic

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka gjobitur disa qytetarë për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, për mosrespektim të masave të parapara në Ligjin COVID-19 janë gjobitur 218 persona.

Policia ka shqiptuar edhe 1157 tiketa trafiku, derisa ka njoftuar se kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 aksidente trafiku me dëme materiale.