Lajme

21 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

10/14/2022 09:34
nga:Y I

21 raste aktive me koronavirus janë në Kosovë, bën të ditur përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë paraqitur pesë raste të reja me koronavirus, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,200 persona.

MSH njofton se të vaksinuar brenda 24 orëve janë 10 persona, ndërsa nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1,836,353 doza të vaksinës.