Lajme

21 mijë votues në Mitrovicën e Jugut deri në orën 15:00

10/12/2025 16:28
nga:Lorik J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në të gjithë Kosovën.

Sipas të dhënave të fundit, në Komunën e Mitrovicës së Jugut kanë votuar 21,905 persona deri në orën 15:00, shkruan GazetaBlic.

Deri tani në Komunën e Mitrovicës pjesëmarrja është 25,86%.

/GazetaBlic