Iniciativa e dytë që do t`i mundësonte qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një shume të caktuara nga Trusti, do të dorëzohet nesër ose më së largu të premten në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Adnan Jashari, iniciues i peticionit për Trustin, ka thënë për Gazeta Blic se për shkak të disa procedurave nuk kanë mundur t`i dorëzojnë deri në këtë moment nënshkrimet.
“Nesër ose më së largu të premten do ta ndodh një gjë e tillë’, ka thënë Jashari.
Kjo iniciativë ka ardhur pas dështimit në kuvendin e Kosovës të nismës së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, e ku deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje pamundësuan votimin e projektligjit që do t`i lejonte tërheqjen e parave nga Trusti.
Adnan Jashari, iniciues i peticionit për Trustin ka thënë se shpreson se Kuvendi do ta shqyrtojë këtë çështje para se të shkojë në pushim veror ose nëse në rast se kjo nuk ndodh, atëherë Kuvendi mund ta shqyrtojë një kërkesë të tillë në sesionin vjeshtor.
Kosova por edhe vende të tjera po përballen me rritje të çmimeve për shkak të shumë arsyeve dhe për këtë qytetarët e Kosovës disa herë janë shprehur se lejimi i një përqindje të parave nga Trusti do t`u mundësonte atyre sadopak kalimin e krizës ekonomike.


