Lajme

21 mijë e 978 të vrarë në Gaza

01/01/2024 15:25
nga:G B

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza ka shkuar në 21 mijë e 978, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ajo shtoi se 56 mijë e 697 palestinezë janë plagosur, raporton The Telegraph.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve izraelite, që nisën më 7 tetor.

Lidhur me shifrat e viktimave, Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, muajin që shkoi tha se numri i tyre do të rritet pasi të numërohen edhe ata që kanë mbetur nën rrënoja.