Lajme

21 komuna që garuan në balotazh mësuan emrat e kryetarëve të rinj – Kush fitoi më shumë?

11/14/2021 21:50
nga:M K

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura sot.

PDK arriti ta rikthejë Prizrenin, poashtu Vushtrrinë, teksa triumfoi edhe në Drenas, Kaçanik, teksa po pritet edhe numërimi i votave të fundit që të konfirmohet edhe Dragashi, përcjell GazetaBlic.

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi kryeqendrës, që konsiderohet goxha arritje, si për partinë, ashtu edhe për kreun e saj, Abdixhikun. Përveç Prishtinës, LDK fitoi edhe në Istog e Junik, aty ku Ruzhdi Shehu përmbysi kryetarin e deritanishëm, Agron Kuçin.

LDK humbi Gjilanin e Vushtrrinë, përderisa nuk arriti ta rikthejë bastionin e saj të dikurshëm, Podujevën.

Vetëvendosje në anën tjetër, regjistroi rezultat dëshpërues, pasi humbi Prishtinën, që e konsideronte si të fituar tash e një kohë. Gjithashtu, partia në pushtet s’ia doli përballë PDK-së në Prizren, aty ku tashmë Shaqir Totaj është konfirmuar si i pari i “Jerusalemit” të PDK-së.

VV fitoi Shtimjen, Kamenicën, Podujevën dhe Gjilanin.

Nisma Socialdemokrate mbajti Malishevën, teksa AAK fitoi në Rahovec, Klinë e Gjakovë, kurse humbi në Istog e Junik.

/GazetaBlic/