Lajme

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

11/19/2025 09:29
nga:Y I

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit paraditen e së mërkurës në SPAK.

Rreth orës 09:00, Berisha shkoi në SPAK për të dhë deklarime si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit”.

4 protestues humbën jetën në bulevard, në 21 janar 2011, dhe për herë të parë kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, jep shpjegime në lidhje me këtë ngjarje.

Ardhja e Berishës në SPAK vjen dy ditë pasi u paraqit po në këtë institucion për shkak të masës së sigurisë dhe një javë pas përplasjes me SPAK-un sa i takon fletë-thirrjes për t’u paraqitur apo jo për dosjen e 21 Janarit. /A2/