Lajme

“20km/h”- Nënkryetari i Prishtinës zbulon detaje të reja për rrugën “ Xhorxh Bush”

01/13/2023 12:03
nga:N M

Alban Zogaj nënkryetar i Prishtinës, ka dhënë të dhënë detaje të reja për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij në këtë rrugë mund të kalojnë vetëm linjat e Trafikut Urban, taksi dhe veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), të cilët do të kenë qasje në këtë shesh me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit prej 20km/h.

Njoftimi i Zogajt:

Të dashur qytetarë të Kryeqytetit,
Ju njoftojmë se pas përfundimit të intervenimeve në infrastrukturën rrugore dhe pas vendosjes së shenjëzimeve, nga sot, me datë 13 janar 2023, sheshi “Xhorxh Bush” është hapur për linjat e Trafikut Urban, taksi dhe veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), të cilët do të kenë qasje në këtë shesh me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit prej 20km/h.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Rasti i ambasadorit Berishaj – IKD kërkon nga Qeveria të jap detaje: Qytetarët duan përgjigje