Lajme

2024, vit i zgjedhjeve të parakohshme

11/05/2023 19:53
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Albin Kurti e ka ndyrshuar diskursin dramatikisht ditëve të fundit. Sot për herë të parë ka përmend që zgjedhjet do të mbahen ‘më së largu me 2025’. Kjo nënkupton që me shumë gjasë do të mbahen gjatë 2024. Ka futur fuqishëm në narrativ rastin e Astrit Deharit gjithashtu që të mobilizoj elektoratin e tij.
Në diskursin e tij ai ka filluar të përdorë në parti narrativ si ‘identifikoni njerëz të ri për zgjedhje të adhshme’. Lirder të ri, asambleist të ri. “Mbani takime më shumë”.. Një gjuhë tipike parazgjedhore e kryeministrit që nuk e kemi ndëgjuar më parë.

Ai gjithashtu ka programu ar Buxhetin 2024, që e ka aprovuar këtë javë, më frymë zgjedhore. Eshte një buxhet i zgjedhjeve më shumë sesa i vendimeve të vështuira. Ka shumë alokime zgjedhore, përfshi rritje të pagave dhe benefiteve tjera. I targeton komunat me interes të lartë.

Çfarë ndodhi? Asociacioni! Ai e pranoj statutin e propozuar nga BE dhe SHBA dhe ai e di që parase me zbatu asociacionin duhet të shkoj në zgjedhje. Pse? Për dy arsye: (a) Do humbas shumë mbështetje për ndryshimin dramatik të qëndrimit me asociacion; (b) Dëshiron një rikonfirmim (ngashëm sikurse Vuciq në Serbi) parase të zbatoj Marrëveshjen e Brukselit dhe Planin e Ohrit.

Përfundimisht, ai e di mirë që nga momenti që ka pranuar Asociacionin, secilën ditë e më gjatë vetëm do të humbas vota dhe përkrahje. Pyetja është nëse zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në pranverë apo gjatë verës ku ai e ka edhe disporën në dispozicion.