Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve me virusin corona në vend, raporton Gazeta Blic.
Sipas MSH-së, 25 raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit.
Asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar bazuar në raport.
Njoftimi i plotë:
17 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.
Në total numri i rasteve aktive është 94.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Vaksinohu!


