Një fluturim me më shumë se 200 pasagjerë duke u larguar nga Atlanta u detyrua të ndërpresë ngritjen për shkak të një problemi në motor.
“Në ngritje, diçka shkoi keq dhe motori mori flakë”, tha pasagjeri Curtis James për CNN.
“Duhej evakuimi urgjent i avionit”.
Një pasagjer i tha Atlanta News First se ata panë motorin në zjarr dhe se avioni rrëshqiti në pistë gjatë përpjekjes së tij për t’u ngritur.