Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Vedat Haxha, duke e dënuar me 200 euro gjobë për akuzën se ka kërcënuar me jetë gazetaren hulumtuese të “Betimit për Drejtësi”, Alberta Hashani dhe kameramanin Dituron Aliu.
Shpallja e aktgjykimit është bërë në sesionin e pasditës të mërkurën, nga gjykatësi i rastit Genc Hasani, pasi i akuzuari Haxha paraprakisht pranoi fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjithashtu, gjykatësi Hasani mori vendim që të akuzuarit Haxha t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.
Pranon fajësinë dhe kërkon falje i akuzuari për kërcënimin me jetë të gazetares dhe kameramanit të “Betimit për Drejtësi”
Mitrovicë- Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i akuzuari Vedat Haxha e pranoi fajësinë dhe kërkoi falje se ka kërcënuar me jetë gazetaren hulumtuese të “Betimit për Drejtësi”, Alberta Hashani dhe kameramanin Dituron Aliu. Haxha tha se ishte nervoz dhe nuk e kishte kontrolluar veten se çka po vepronte.
“Ju kërkoj falje të dëmtuarve, atë ditë kam qenë shumë nervoz pasi që më ka ardhë Dogana në lokal, edhe s’kam mundur ta kontrolloj as veten time, nuk e kam ditur se janë gazetarë”, tha i akuzuari Haxha.
Pranimi i fajësisë nga i akuzuari Haxha, nuk u kundërshtua nga prokurorja Ajtene Zoni dhe as nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Yll Zekaj
Hovenier: Raportet SHBA-Kosovë, “të përziera”


