Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj, pas një procesi njëvjeçar për akuza të krimeve të luftës.
Limaj, atëkohë deputet dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ishte arrestuar në shkurt 2003 nga Tribunali i Hagës.
Më 1 dhjetor 2005, ai u kthye në Aeroportin e Prishtinës, ku u prit nga drejtues të lartë politikë, komandantë të UÇK-së dhe mijëra qytetarë që e festuan këtë si një fitore të drejtësisë dhe dëshmi të pastërtisë së luftës së UÇK-së.


