Një 20-vjeçar me iniciale R.T. punonjës në një gomisteri në Durrës ka ndërruar jetë në një aksident në punë.
Policia njofton se ai ka qenë duke rregulluar një gomë kamioni e cila ka shpërthyer. Si pasojë e plagëve të marra punonjësi 20-vjeçar ka ndërruar jetë.
Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews