Gjyqtari gjerman i futbollit Felix Zwayer do të marrë drejtimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ndërmjet Anglisë dhe Holandës në Gjermani të mërkurën, ka njoftuar UEFA.
Si ndihmës gjyqtar, Zwayer mori një pezullim gjashtëmujor në vitin 2006 për gjoja pranimin e parave nga një gjyqtar tjetër, Robert Heuzer, i cili u pezullua për trukim ndeshjesh.
Gazeta gjermane “Die Zeit” njoftoi në vitin 2014 se vendimi konstatonte se Zwayer kishte marrë 300 euro nga Heuzer para ndeshjes së vitit 2004 dhe se ai nuk e kishte raportuar menjëherë incidentin.
Kjo do të jetë ndeshja e katërt e Felix Zwayer në Kampionatin Evropian të këtij viti. Në gjysmëfinalen e dytë ku takohen Franca dhe Spanja, gjykon arbitri slloven Slavko Vincic.
/GazetaBlic Sport