Forcat izraelite kanë arrestuar 15 deri në 20 persona në gjatë operacionit që janë duke e zhvilluar në kampin Jenin.
Ushtria izraelite nuk ka “asnjë qëllim” të pushtojë kampin e refugjatëve Jenin, apo edhe të “qëndrojë në atë zonë për një kohë të gjatë”, sipas një oficeri të lartë të ushtrisë izraelite.
Oficeri thotë se forcat izraelite janë aktualisht brenda kampit Jenin dhe po “kryenin bastisje bazuar në të dhëna të sakta” duke përdorur teknika të posaçme luftarake për të zvogëluar numrin e viktimave civile, shkruan BBC.


