Lajme

20-shi i LDK-së, Shkëmb Manaj: ‘Nga Fushë Kosova në Hajvali sonte ka ra kushtrimi rugovist’

05/29/2026 22:44
nga:Y I

Kandidati për deputet i LDK-së me numër 20, Shkëmb Manaj, ka ndarë pamje nga takimet e mbajtura sot me qytetarë.

Manaj thekson se ‘nga Fushë Kosova në Hajvali sonte ka ra kushtrimi rugovist’.

Ai potencon se të dy bastionet e mbështesin fuqishëm bashkimin e madh dhe se janë ngritur në këmbë për ringritjen e LDK-së.

“Nga Fushë Kosova në Hajvali sonte ka ra kushtrimi rugovist! Të dy bastionet e mbështesin fuqishëm bashkimin e madh dhe janë ngritur në këmbë për ringritjen e LDK-së dhe përmes saj fuqizimin e zhvillimin e Republikës! Ky është zëri i Republikës që nuk ndalet kurrë” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: