Lajme

20-shi i LDK-së, Shkëmb Manaj: Fryma e bashkimit po e rikthen besimin për ndryshim

05/22/2026 22:55
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Shkëmb Manaj, ka publikuar një mesazh mobilizues nga Deçani, duke theksuar rritjen e mbështetjes për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe frymën e bashkimit që, sipas tij, po forcohet çdo ditë në mbarë vendin.

Në postimin e tij, Manaj shprehet se “fryma e bashkimit po bëhet çdo ditë më e fuqishme”, duke shtuar se qytetarët po rikthejnë shpresën, besimin dhe mobilizimin për ndryshim politik.

Ai e cilëson këtë moment si pjesë të “ringritjes së LDK-së”, ndërsa thekson se bashkimi rreth një vizioni për një Kosovë më të mirë e kthen fitoren në një mision të përbashkët qytetar.

/GazetaBlic/