Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 20, Shkëmb Manaj, ka falënderuar qytetarët e Istogut për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke theksuar se “Istogu foli fuqishëm dhe drejt”, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj u shpreh krenar për besimin e marrë nga qytetarët, duke thënë se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ai vlerësoi gjithashtu traditën rugoviste të Istogut, duke deklaruar se “dy gjëra nuk shterren kurrë në Istog: burimet e ujit dhe rugovizmi”.
Postimi i plotë:
Faleminderit nga zemra Istog❤️
Dy gjëra nuk shterrën kurrë në Istog: burimet e ujit dhe rugovizmi!
Istogu foli fuqishem. Istogu foli drejtë! Krenar me qenë përfaqësuesi dhe zëri i juaj në Kuvendin e Republikës!
#LDK113 ✔️
Ilir F. Ferati
Shkëmb Manaj 20✔️
Naim Behlulaj 72✔️


