Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi me numër 20, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Rukiqi theksoi se LDK po synon fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku sipas tij kjo parti është në garë për vendin e parë, dhe se fitorja është afër.
“Pret fitore, ne po presim fitore kësaj radhe jemi në garë për fitore, fushata ka krijuar një momentum të veçantë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Entuziazmi i gjithë popullit që po e përcjell Lidhjen Demokratike të Kosovës jo vetëm në tubimet e mëdha që i ka, por edhe në forma të tjera të përkrahjes neve na bind që fitoren e kemi afër. Ne jemi në luftë për vendin e parë. Nuk e di kush e ka ngritur në diskurs politike, e ka lanësu kryeministri në një farë në një lloj tendence përçmuese , e ka thënë që nuk po du me zhduk opozitën, pastaj ka fol për atë që e ka marrë Lumi, por lumin e ka marrë Lumiri në fakt, në forma të tjera pezhorative dhe forma të tjera të nënqmimit ka përdor edhe gjuhë e cila është dënu nga PZAP-ja ato elementet me mizën, njëharë metafore për me tregu që do ta mbysim LDK-në. Pra, duke e parë komplet rritjen e LDK-së ka ardh pastaj edhe kjo gjuhë, por përmua ka qenë shumë e quditshme futja në diskursin publik e kësaj në garë për vendin e dytë, jo ne jemi në garë për vendin e parë, dhe normalisht nuk e kishim thënë këtë, nuk dëshirojmë me tingëllu jashtë realitetit ose me fol gjëra racionale duke e ditur pozicionin që e ki. Prap po them, krejt fushata na ka bind që jemi një hap larg fitorës dhe fitoren na e sigurojnë ata që dalin të dielen me votu dhe po ashtu jo vetëm kjo intervistë, por çdo paraqitje publike e këtyre ditëve ashtu edhe thirrje, për me dal me votu të dielën” tha Rukiqi.
20-shi i LDK-së tutje ka diskutuar edhe për ndikimin e zgjedhjeve të vitit 2021, ku sipas tij, partia të cilën e kemi rival për vendin e parë, atëherë ka hy me një qasje populiste me disa premtime megalomane.
“Nëse më kishe pyet në përspektivë të 2021 në çfarë gare je, atëherë normalisht kish qenë problematike me jep një parashikim të tillë, duke qenë edhe jashtë politke kjo me një prizëm krejt tjetër. Por, ajo se çka ne e dimë, Kosova e ka si kapaciet, demokracia në Kosovë e ka si kapacitet në Kosovë me kriju përmbytje të mëdha për ndryshim dhe sidomos kur njerëzit janë të etur për me pa vendin duke ec përpara dhe duke e parë një lloj shprese për të ardhmen. Pra, në kësisoj situata ndodhin edhe përmbytjet, ajo përmbytja e 2021 ka qenë ndëshkim, dmth nuk ishte krejt aksidentale, nuk ishte pse ndodhi diçka kumedit çka ndodhi në fushatë e njejta parti të cilen e kemi rival për vendin e parë atëherë ka hy me një qasje populiste me disa premtime megalomane dhe në fund ka përfundu me atë rezultat që ka përfundu”, tha ai për BlicInterview.