Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë gushtit 2022, ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 personave të dyshuar si kryerës te kësaj vepre penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente dhe për momentin të njëjtit gjenden në paraburgim dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato që kanë të bëjnë me dhunën ne familje”, thuhet në njoftim.


