Sporti

20 ndeshje si startues, 17 herë nuk pësoi gol | Pamje nga pritjet e jashtëzakonshme të Arlis Shalës gjatë sezonin 2024/25

06/05/2025 10:53
nga:Lorik J

Një nga portierët më të shquar të sezonit 2024/25 në futbollin kosovar ishte Arlis Shala.

Ai kishte paraqitje shumë të mira në Ligën e Parë me ekipin e Vushtrrisë, ku në 20 paraqitjet e tij – 17 herë mbajti portën e paprekur, shkruan GazetaBlic Sport.

Shala ndihmoi ekipin e tij të luftonte deri në fund të barazhit, por në fund humbën nga Llapi me penallti.

Më poshtë keni disa nga pritjet fenomenale të Shalës gjatë sezonit që lamë pas: