Lajme

“20 modalitete për targat”, Hoti-Bislimit: Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit

11/17/2022 18:41
nga:Genita C

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar zv/kryeministrit, Besnik Bislimi i cila tha se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet me targat, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se për këtë ѯështje nuk ka rrugë të mesme, ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale.

“Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, shkroi Hoti.

Shkrimi i plotë:

TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet.

Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?!

Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit.