Lajme

20 mijë e 358 të vaksinuar në 24 orët e fundit

08/18/2021 15:27
nga:M K

Një tjetër rekord i zi i rasteve me koronavirus në Kosovë.

‘Eskalon’ situata me Covid: 2 mijë e 110 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Por, vaksinimi duket t’i ketë shifrat e përafërta të ditëve të kaluara, përcjell GazetaBlic.

Numri i tyre po sillet rreth 20 mijëshit, ndërsa sot ka shkuar në 20 mijë e 358.

Këtë e konfirmoi instituti kombëtar i shëndetit publik në vend, duke treguar se 215 mijë e 329 qytetarë tashmë i kanë pranuar të dyja dozat.

/GazetaBlic/