Vetëm gjatë dy ditëvë të fundit në vend janë shënuar mbi 2 mijë raste të reja me COVID 19, shkruan Gazeta Blic.
Dje janë regjistruar mbi 800 raste, përderisa të premtën mbi 1200.
Ministria e Shëndetësisë, por edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdimisht po bëjnë thirrje që, ata të cilët nuk janë vakisinuar të marrin dozat e nevojshme kundër koronavirusit.
IKSHP cdo ditë po apelon që të mbahen maskat në ambiente të mbyllura dhe kushdo që ka simptoma si kokëdhëmbje, lodhje e disa simpotma të tjera, të testohen me urgjencë.
Faik Hoti zëdhënës në Minsitrinë e Shëndetësisë ka thënë për Gazeta Blic se pas rritjeve të rasteve ndryshimi i masave do të varet kryekëput nga profesionistët dhe mekanzimat që janë për COVID-19.
“Përderissa për ndonjë masë tjetër, kjo varet prej rekomandimeve të mekanizmave anti covid”, ka thënë Hoti për Gazeta Blic.
Hoti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë para pak ditësh ka aprovuar edhe marrjen e dozës së 4 të vaksinës për personat mbi moshën 60 vjeçare.
“Maska brenda hapësirave të mbyllura dhe fuqizimi i vaksinimit janë masat kryesore kudo”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Hotit, tashmë edhe fëmijët 5 deri në moshën 11 vjeçare mund të marrin vaksinat.
“Rritja e rasteve do të shoqërohet edhe me rritje të vaksinimit”, tha ai.
MSH publikon raportin e fundit, kaq raste u shënuan me COVID 19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë jep detaje për vaksinimin e fëmijëve prej 5 deri 11 vjeç


