2 mijë e 74 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas MSH’së, deri tani në vend janë administruar 1 milion e 659 mijë e 12 vaksina.
875 mijë e 451 persona janë vaksinuar me dozën e parë.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës. Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.