Sporti

2 Korriku fiton ndaj Hibernian, por eliminohet nga Youth League

11/05/2025 14:54
nga:Lorik J

Skuadra kosovare, 2 Korriku ka fituar sot ndaj Hibernian, por është eliminuar nga Youth League.

Të rinjtë e 2 Korrikut e kishin të pamundur të përmbysnin rezultatin nga ndeshja e parë, me ç’rast eliminohen nga kualifikueset e Champions League për të rinj, shkruan GazetaBlic Sport.

2 Korriku fitoi sot ndaj Hibernian me rezultatin 1-0, me supergolin e Omer Shalës.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 4-0, andaj Hibernian kalon tutje.

/GazetaBlic Sport