Sporti

2 Korriku fiton bindshëm ndaj Arbërisë, Vëllaznimi triumfon si mysafir i Lirisë – Besa dhe Trepça ndahen në paqe!

09/20/2021 18:24
nga:Lorik J

Janë mbyllur edhe tri sfidat e fundit të javës së katërt të Ligës së Parë, ku dy u zhvilluan në kuadër të Grupi A dhe një në Grupin B, shkruan Sheshi.info

Vëllaznimi në stadiumin “Përparim Thaçi” ka marrë një fitore si mysafir i Lirisë, me rezultat prej 1:0.

Ndërsa, Trepça ka barazuar ndaj Besës me shifra 1:1, teksa në këtë ndeshje “xehtarët” kanë luajtur pa portierin e pare Silas Opoku i cili pësoi një lëndim në kokë, por fatmirësisht me ndërhyrjen e shpejtë të urgjencës tani është në një gjendje stabile.

Kurse në Grupin B, Arbëria nuk po mund gjen fitoren madje sot ka pësuar humbje të thellë prej 3:0 ndaj 2 Korrikut.

‘Grupi A’:
FT: Liria 0-1 Vëllaznimi
FT: Besa 1-1 Trepça

‘Grupi B’:
FT: 2 Korriku 3-0 Arbëria