Sporti

2 humbje në 2 ndeshjet e para dhe asnjë gol i shënuar, kjo s’i kishte ndodhur kurrë më parë Arsenalit!

08/22/2021 21:55
nga:Lorik J

Humbja kundër Chelsea sonte është humbja e dytë radhazi e Arsenalit në dy ndeshje të Premierligës.

Asnjëherë, në njëqind e tetëmbëdhjetë vitet e historisë së tyre, Gunners nuk e filluan sezonin e tyre në Premier League me dy humbje dhe pa shënuar asnjë gol, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky është një moment i vështirë menjëherë në start për ekipin e Mikel Arteta.

Në xhiron e parë, Arsenal u mposht nga Brentford 2-0, kurse sonte u mposht nga Chelsea, 0-2.

/GazetaBlic Sport