Lajme

2 ditë pas sulmit, banorë në Gramsh të frikësuar

08/22/2022 11:49
nga:G B

Dy ditë pas sulmit të 2 rusëve dhe 1 ukrainasi në uzinën armëve në fshatin Çekin të Gramshit, situata paraqitet e qetë.

Gazetarja Anxhela Dyrmishi raportoi nga uzina, se në të aktualisht ndodhen vetëm rojet dhe nuk ka prezencë të shtuar të policisë.

Banorët e zonës janë të rezervuar për të folur para kamerave dhe ndërkohë ndihen të frikësuar për ngjarjen.

Uzina e Gramshit ka filluar punimet rreth viteve 60 dhe ka qenë një ndër uzinat më të fuqishme të zonës.

Kjo uzinë mbahej tepër sekrete edhe një pjesë e banorëve të Gramshit nuk e kanë ditur ekzistencën e kësaj uzine deri në vitet ’90.

Ngjarja në uzinën e armëve në Gramsh: 

2 rusët dhe ukrainasi që të shtunën tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh duke plagosur dhe dy ushtarë janë arrestuar për spiunazh. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Ata do të gjykohen dhe për dëmin që iu shkaktuan ushtarëve me anë të një spray neuro-paralizues.

Ushtarët Aldo Bici dhe Ardian Caka, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.