Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi analisti politik, Bekim Çollaku, ka thënë se deklarata e Osmanit lidhur me pranimin e moratoriumit njëvjeçar është arsyetim i dështimit në politikën e jashtme.
Vela i tha Çollakut se sa ishte ‘zëdhënës i koalicionit PDK-Srpska, sa ishte në Presidencë promovoi ide për ndryshim të kufijve’
“Zëdhënësi i koalicionit PDK-Srpska sa ishte n’Presidencë promovoi ide per ndryshim t’kufijve e veproi që politika e jashtme t’jetë e çakorduar e pasive. Sot, Kushtetuta, interesi qytetar e forcimi i aleancës janë udhërrëfyes t’politikës së jashtme dhe jo interesat personale”, shkroi Vela në një cicërimë në Twitter.
Pjesa e fjalimit të presidentes Vjosa Osmani, ku tha se pranimi i moratoriumit njëvjeçar për moslobim të njohjeve të reja të Kosovës në Marrëveshjen e Washingtonit cenoi rendin kushtetues, shkaktoi debat në opinion mbi atë se nuk është e kritikueshme një marrëveshje që zë fill brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Analisti politik, Bekim Çollaku, më shumë po e sheh si arsyetim të dështimit në politikën e jashtme dhe si pajtim të Osmanit me qëndrimin kundërshtues të kryeministrit Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit.
Zedhenesi i koalicionit PDK-Srpska sa ishte n’Presidence promovoi ide per ndryshim t’kufijve e veproi qe politika e jashtme t’jete e çakorduar e pasive. Sot, Kushtetuta, interesi qytetar e forcimi i aleances ???? jane udherrefyes t’politikes se jashtme dhe jo interesat personale. pic.twitter.com/suPJ4r2k7u
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 18, 2021