Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për çështjen e Vetingut.
Përmes një konference për media, të thirrur nga vet ajo, Osmani ka thënë se nuk pajtohet fare me konstatimin e BE-së sa i përket Vetingut, duke thënë e ai jo vetëm që është i rëndësishëm, por është i domosdoshëm, përcjell GazetaBlic.
“E kam thirrur këtë konferencë për të diskutuar shumë çështje, e ndër to edhe Vetingu. Komisioni Evropian ka thënë se mënyra sesi është filluar, është shqetësuese.
Si presidente, nuk pajtohem fare me këtë konstatim. Vetingu, përveç faktit se është i rëndësishëm, por është edhe i domosdoshëm”, tha ndër të tjera Osmani.
/GazetaBlic/