Lajme

Vjosa Osmani: NATO dhe lufta e UÇK-së sollën lirinë e Kosovës

06/12/2021 09:16
nga:M K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me krerët e institucioneve, Konjufcën e Kurtin, vendosën kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të Ditës së Paqes.

Në fjalën e saj për media, Osmani tha se NATO dhe lufta e UÇK-së, ishin akterët kryesorë të lirisë së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

“Lufta e UÇK-së, mbështetja e NATO-s dhe sakrifica mbinjerëzore ishin faktorët kryesorë të lirisë së shtetit tonë, andaj në një datë të shënuar si kjo, doemos se duhet t’i kujtojmë të gjithë ata që kontribuan”, tha ndër të tjera Osmani.

LEXO EDHE:

22 vjet nga çlirimi i Kosovës

/GazetaBlic/