Lajme

Vetëm sot dy raste të sulmeve nga qentë endacak, lajmërohet Përparim Rama

04/11/2022 16:28
nga:N M

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është lajmëruar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, pas raportimit që vetëm gjatë ditës së sotme në kryeqytet ka pasur dy sulme nga qentë endacak në drejtim të qytetarëve, raporton Gazeta Blic.

Rama ka thënë se me shqetësim i ka parë raportimet, ku e ka quajtur problem kompleks zgjidhjen e problemit më qentë endacak.

Sipas tij, për këtë duhet edhe ndihma e Qeverisë së Kosovës dhe komunave të tjera.

Reagimi i plotë:
Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese.
Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë problem.
Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera.