Lajme

Veprimtari i çështjes kombëtare hedh kritika ndaj disa drejtorëve në Komunën e Podujevës

04/24/2021 21:19
nga:M K

Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Pajazit Jashari ka reaguar ashpër ndaj disa drejtorëve të komunës së Podujevës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka ngritur zërin ndaj disa siç i ka quajtur padrejtësive, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

A ju thash që ka edhe më!
Adem Grabovci i vockël i Llapit, dhe jo vetëm Adem G.. i vockël, por tashmë i veshur me pushtet në Llap, na është bërë edhe Don Zhuan( rrofshin sigjimat) i vockël ! Se për të qenë tamam Don Zhuan, nuk ka kaqik të josh shumë vajzushat e reja.
Don Zhuan- sigjimi dashka ta kontrabondoj diku ” atje lart” ( te ministria) një hajn tipik e klasik.
Ju sigurisht jeni kurioz të dini për marionetën që i ka mpreh dhëmbët që të shkoj më lart , atë që marioneta se realizoj në LDK-në e tij të dashur. Xhepat gjithmonë i mbajti të thellë sa ishte në LDK..
Njeriu që na shajti ditë e netë, neve idealistët e aktivistët e Vetëvendosjes.
Njeriu që ishte kategorik kundër ngritjes së monumentit të shqiponjës në rrugën që të shpie në Merdarë.
Nuk përjashtohet që ky i njejti të vishet me kollaren e pushtetit posi ” zubari” dhe të na rrezikoj jetën me xhip. Lulë e beg ” zubari” të paktën vetullën ma ngriti. Veç lus zotin që mua ” budallën” ( sipas tij: idealist e barabart me budallë) të mos me më shkel me xhip.
Hallall edhe nëse nuk ma qon vetullën përpjetë.
Krejt matematikat do ua prishë Albini e Albulena me ligjin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme.
Rroftë VETËVENDOSJA për të cilën ëndrruam e punuam me vjet!
Rrofshin idealistët që se palojnë bythën por e ngrisin zërin.
Mos harroni parollën ” hajnat në burg”
Rroftë VETËVENDOSJA që ne e deshtëm!

LEXO EDHE:

Qeveria ua ulë shtesat edhe punëtorëve shëndetësorë

/GazetaBlic/