Lajme

Vdes i riu që u plagos mbrëmë në Klinë

06/17/2021 08:30
nga:M K

Mbrëmë në Klinë u plagos rëndë një i ri nga fshati Rixhevë i Klinës.

Fatkeqësisht V. Balaj, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të mëdha dhe ka vdekur.

Policia e Kosovës mbrëmë ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot (mbrëmë) rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

LEXO EDHE:

Plagosje me armë zjarri në Klinë