Lajme

Tre të arrestuar në dy raste për përfshirje në kontrabandë me emigrantë dhe mallra

04/21/2021 15:43
nga:M K

Departamenti i Policisë Kufitare gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme ka inicuar dy raste: “kontrabandë me mallra” dhe “kontrabandë me emigrantë”.

Kështu ka bërë të ditur vetë Policia përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Prishtinë, më 21 prill 2021

Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme, ka iniciuar dy rate: ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrant’, ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar mallra të kontrabanduar. Po ashtu, ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë.

Kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më 20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Me këtë rast policia ka konfiskuar:

– Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)
– Laptop të përdorur gjithsej 51 copë
– Rregullator për laptop 98 copë
– Tastatura për laptop te përdorura 39 copë
– Pula të gjalla 53 copë
– Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë
– Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram
– Rafte metali 15 copë dhe
– 13 artikuj ushqimor 248 copë.

Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N.(viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar.

LEXO EDHE:

Dënim me kusht ndaj ish-kryesuesit të KZ-së në Malishevë, pasi pranoi se falsifikoi rezultatet e votimit në zgjedhjet e 2017-tës

/GazetaBlic/