Lajme

Testet e ADN-së do t’u dorëzohen sot autoriteteve bullgare të hetimit

11/26/2021 09:38
nga:M K

Sot në mesditë duhet të përfundojë analiza e ADN-së e mostrave të marra nga familjet e viktimave në aksidentin e rëndë të autobusit në Bullgari, të cilat po kryhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

“Prokuroria Publike pret që sot hetuesit nga Republika e Bullgarisë t’i marrin këto mostra dhe t’i bëjnë analizat”, deklaroi sot në mëngjes prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në lidhjen online për televizionin bullgar “Bulgaria on Air”, transmeton Alsat-mk.

44 persona vdiqën nga aksidenti tragjik që ndodhi pak ditë më parë dhe tetë mbijetuan.

U raportua se kishin mbijetuar 8 persona, zbulohet misteri i pasagjerit arab në autobusin e djegur