Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për raportimet se një atentat ishte planifikuar ndaj kryeministrit Albin Kurti në vitin 2021, raporton Gazeta Blic.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet nga Qeveria.
Sipas tyre ky lajm kurrë nuk ishte bërë publik me një asrye të veçantë- të mos përhapur panik.


