Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 1139 pacientë me COVID 19, raporton Gazeta Blic.
Sipas një njoftimi për media 1051 paicnetë janë konfirmaur pozitivë, përderisa 952 prej tyre janë në oksigjeno terapi. 55 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
27 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
1139 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
1051 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
952 me oksigjeno-terapi
55 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 392 pacientë të shtrirë, 382 prej tyre Covid-19 pozitivë, 331 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 116 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 89 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 70 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 14 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 28 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 747 pacientë, 669 prej tyre Covid-19 pozitivë, 621 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 159 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 130 pacientë
– Spitali i Pejës, 178 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 78 pacientë


