Lajme

Shpend Ahmeti: Ardhja e vaksinave lajm shumë i mirë

05/12/2021 11:16
nga:N M

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti ka komentuar ardhjen e kontigjentit të dytë të vaksinave kundër Covid 19, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij vetëm vaksinimi më i madh i qytetarëve të Kosovës do të ulte një valë tjetër potenciale të virusit.

Statusi i plotë:

“Kontigjenti i radhës i vaksinave – lajm shumë i mirë! Dje në Prishtinë kan qenë vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Kjo valë po ngadalësohet, dhe numri sa më i madh i të vaksinuarve zbut çfarëdo vale tjetër potenciale.

Arrijnë në Kosovë 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19