Për shkak se ish-ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo mungoi për shkaqe shëndetësore, ka dështuar gjykimi për korrupsion ndaj tij, sekretarit të përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi dhe gjashtë të akuzuarve tjerë Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri.
Kryetari i trupit gjykues, Mentor Bajraktari njoftoi se mbrojtësi i të akuzuarit Rikalo, avokati Miodrag Brkljaq, e ka njoftuar gjykatën se për shkaqe shëndetësore, i mbrojturi i tij nuk ka mundur të jetë i pranishëm në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, në këtë seancë nuk kanë qenë të pranishëm as mbrojtësit e të akuzuarve Kapllan Halimi dhe Lindar Krasniqi, avokatët Artan Ҫerkini dhe Alban Makolli.
Gjatë kësaj seance, ishte paraparë vazhdimi i dhënies së mbrojtjes së të akuzuarve, mirëpo pasi që nuk janë përmbushur kushtet ligjore për mbajtjen seancës, e njëjta u shty për 20 prill 2022.
Alibeaj: Sali Berisha është i përjashtuar, erdhi në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit


